Raporti i monitorimit të proceseve gjyqësore për lëndët e krimit të organizuar dhe korrupsionit nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka nënvizuar disa çështje kyçe që përfshijnë zvarritje të rasteve, numër të madh të seancave jo produktive, mangësi, kapacitet jo adekuat, mungesë resursesh, performancë të dobët të mekanizmave përkatës si dhe një shkallë të lartë të lirimit nga akuzat.
Në publikimin e “Raportit mbi monitorimin e proceseve gjyqësore në Ballkanin Perëndimor”, bëhet e ditur se në Kosovë janë monitoruar 52 çështje, ku janë përfshirë 670 seanca dëgjimore, derisa janë evidentuar 38 raste të korrupsionit të profilit të lartë dhe 16 raste të krimit të organizuar.
Ai potencoi se raporti i monitorimit të gjykatave ka vërejtur po ashtu edhe një shkallë të lartë të lirimit nga aktakuzat e personave.
Ndër të tjera, Davenport tha se raporti jep rekomandime specifike për ndryshime pozitive gjyqësore në këto raste.
Ai nënvizon si rekomandim tjetër nevojën për të rritur kapacitetin e gjykatave për të funksionuar efektivisht në të dy gjuhët zyrtare.
Ndërkaq, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se shpreh gatishmërinë dhe vullnetin për të mbështetur në të gjitha fushat brenda kompetencave të tyre adresimin e rekomandimeve nga ky raport.
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog tha se Kosova po vazhdon të përballet me stërzgjatje të rasteve gjyqësore, për çka shtoi se “drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”.
“Raporti ofron 17 rekomandime shumë të vlefshme që i adresohen disa palëve në sektorin e drejtësisë duke përfshirë Këshillat Prokurorial dhe Gjyqësor, Akademinë e Drejtësisë në Kosovë, Odën e Avokatëve, Gjykatën Supreme dhe zyrën e kryeprokurorit të shtetit, prokurorinë speciale dhe departamentin special të gjykatës Themelore në Prishtinë”, ka thënë ndër të tjera Szunyog.