Zv.kryeparlamentarja e Shqipërisë vizitë arbëreshëve në Itali: Shqipja përcillet ndër breza
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Zv.kryeparlamentarja e Shqipërisë vizitë arbëreshëve në Itali: Shqipja përcillet ndër breza
Arbereshet1234
06/04/2026 - 19:31
Linku u kopjua

Zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Klodiana Spahiu, zhvilloi një vizitë zyrtare në Itali, ku ndaloi në Hora e Arbëreshëve, një nga qendrat më të rëndësishme të komunitetit arbëresh.

Gjatë qëndrimit të saj, Spahiu zhvilloi një takim të veçantë me kryetarin e bashkisë, Rosario Petta, ku u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit dhe ruajtjen e lidhjeve kulturore mes Shqipërisë dhe komunitetit arbëresh në Itali.

Në vijim të vizitës, ajo mori pjesë në ceremonitë festive të Pashkës, ku dhjetëra arbëreshë dhe bashkëatdhetarë nga vende të ndryshme u mblodhën për të kremtuar këtë ditë të shenjtë. Atmosfera festive u karakterizua duke theksuar traditat e ruajtura ndër shekuj, ku spikaste përdorimi i gjuhës shqipe dhe ritet e veçanta fetare.

Në fjalën e saj, Spahiu vlerësoi rëndësinë e këtyre festimeve si një urë lidhëse mes brezave dhe si një dëshmi e gjallë e identitetit shqiptar jashtë kufijve. Ajo theksoi se komuniteti arbëresh mbetet një pasuri e çmuar kulturore, ku tradita, besimi dhe gjuha shqipe vazhdojnë të jetojnë dhe të përcillen ndër breza, raporton RTSH.

Vizita në Hora e Arbëreshëvet dhe pjesëmarrja në festimet e Pashkës u cilësuan si një moment i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve shpirtërore dhe kulturore, duke rikthyer vëmendjen te rrënjët dhe përkatësia kombëtare.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026