Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainën perëndimore.
Biden udhëtoi me autokolonë në qytetin Uzhhorod, afër kufirit sllovak, për t'u takuar me Zonjën e Parë të Ukrainës, Olena Zelenska, për Ditën e Nënës së vendit.
"Mendova se ishte e rëndësishme t'i tregoja popullit ukrainas se kjo luftë duhet të ndalet dhe kjo luftë ka qenë brutale dhe se populli i Shteteve të Bashkuara qëndron me popullin e Ukrainës," tha zonja Biden.
Gruaja e presidentit ukrainas falënderoi Biden për "aktin e saj të guximshëm".
Më herët sot, Biden kaloi Ditën e Nënës në një vizitë në Sllovaki për të takuar nënat ukrainase që ishin zhvendosur nga lufta e Rusisë.
Gjatë vizitës, Biden siguroi gratë se "zemrat e popullit amerikan" ishin me to.