Zogaj nga Dega e Tretë: Në çdo vizitë në Nëndegën Mati ndihem si në shtëpinë time
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Zogaj nga Dega e Tretë: Në çdo vizitë në Nëndegën Mati ndihem si në shtëpinë time
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së me numrin 28, Alban Zogaj, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen dhe mikpritjen e ngrohtë nga anëtarët e Nëndegës Mati.

Ai shprehu falënderimet e tij edhe për organizimin e mrekullueshëm gjatë vizitave të tij, duke theksuar se kjo dashamirësi është një burim frymëzimi për të vazhduar angazhimin për një të ardhme më të fortë për të gjithë.

"Çdo herë që vizitoj Nëndegën Mati, ndihem sikur jam në shtëpinë time. Faleminderit për besimin dhe dashurinë që më tregoni. Ky është motivi im për të punuar më shumë për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë," tha Zogaj.

Zogaj ka ftuar të gjithë qytetarët ta vazhdojnë mbështetjen e tyre për LDK-në dhe kandidaturën e tij për të ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.

#LDK #AlbanZogaj #Voto124 #Voto28

“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025