Zogaj kërkon përgjegjësi për vonesat e lëndëve penale
Sport
Lexohet për: 2 min.
keshilli gjyqesor
4 javë më parë
Linku u kopjua

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj ka thënë se kohëzgjatje e trajtimit të lëndëve penale tregon për statistika të papranushme dhe duhet të ketë përgjegjësi në rast se kur është mungesë organizimi dhe justifikimi i punës në zyre.

Kryesuesi Zogaj në takimin e radhës të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, tha se duhet të shikohet agjenda e gjyqtarëve dhe mos të ngarkohet ndonjëri më shumë e ndonjëri më pak.

Ai u fokusua te vonesat për lëndë penale.

“Kohëzgjatja e qëndrimit të këtyre rasteve, ne e dimë e gjeneron një statistikë të papranueshme të parashikimit të çështjeve, që është një shqetësim kryesor i Këshillit Gjyqësor dhe mendoj që duhet me qen edhe i komisionit, gjykatave por edhe i gjyqtarëve që janë të ngarkuar në këto çështje. Në çdo rast kur objektivisht është i  pamundur trajtimi, kjo nënkupton se ne mund të kemi një justifikim por në rast se kur është mungesë organizimi dhe justifikimi i punës në zyre, kjo nënkupton që duhet të kemi përgjegjësi dhe besoj që komisioni duhet të ketë fokus pikërisht këtë çështje...sa i përket korrupsionit dhe krimit të organizuar, unë mendoj që komisioni duhet të kaloj në një nivel jo vetëm të monitorimit por edhe të rekomandimeve serioze, profesionale, në mënyrë të veçantë duke pas parasysh kapacitetin e juaj profesional, meqenëse bëhet komision me përbërje të gjyqtarë të Supremes“, tha ai.

Ndërkohë, drejtues të komisioneve të ndryshe, raportuan për punën gjatë vitit 2024, derisa u kërkua angazhim më i madh në monitorimin dhe arritjen e objektivave të Këshillit Gjyqësor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025