Zogaj: Angazhimi për mbështetje të sektorit privat dhe zhvillim ekonomik të vendit
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
zogaj
2 orë më parë
Linku u kopjua

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka vazhduar takimet e tij të pandërprera, dhe sot vizitoi kompaninë Europlast, një nga ndërmarrjet më të rëndësishme në rajon që kontribuon në zhvillimin ekonomik të qytetit dhe më gjerë.

Gjatë vizitës, Zogaj shprehu vlerësimin për punën e palodhur dhe angazhimin e kësaj kompanie, e cila ka arritur të pozicionohet si një shembull i suksesshëm në industrinë e prodhimit të materialeve plastike.

Në përfundim të vizitës, Zogaj u shpreh i kënaqur me nivelin e zhvillimit të kompanisë dhe të ekipit menaxhues, duke shtuar se kjo kompani është një shembull i shkëlqyer për t'u ndjekur nga të gjithë.

Zogaj është kandidatë për deputet në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku mban numrin 28.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025