Zjarri në katedralen e Ruenit vihet nën kontroll në Normandi
Lexohet për: 2 min.
katedralja
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Një zjarr në majën e katedrales gotike të Rouen është vënë nën kontroll, kanë thënë autoritetet në qytetin e Normandisë.

Imazhet fillestare televizive, që të kujtojnë zjarrin në Notre Dame në Paris në 2019, treguan një shtëllungë të errët tymi që ngrihej nga maja dhe njerëzit në rrugët poshtë shikonin të tmerruar.

Në imazhet e mëvonshme, tymi mund të shihej ende përmes një boshllëku në mbulesën e bardhë që rrethonte skelat rreth majës. Pas rreth 90 minutash zjarrfikësit thanë se zjarri ishte vënë nën kontroll.

Stéphane Gouezec i zjarrfikësve të Seine-Maritime tha se burimi i zjarrit ishte lokalizuar dhe se ekuipazhet po punonin për të siguruar që ta shuanin. Ai u tha gazetarëve se rreziku i përhapjes së flakëve ishte i ulët sepse zjarri ishte në një zonë ku shumica e strukturave ishin metalike.

Ai tha se punëtorët e ndërtimit kishin qenë të parët që vunë re zjarrin dhe kishin njoftuar autoritetet.

Një xhevahir i arkitekturës gotike mesjetare franceze, katedralja daton në shekullin e 12-të dhe u pikturua disa here nga artisti impresionist Claude Monet në shekullin e 19-të.

Zjarri në kornizën prej druri të çatisë shkaktoi dëme shkatërruese në Katedralen me famë botërore Notre Dame në vitin 2019, dhe riparimet vetëm tani janë afër përfundimit.

Zjarri përfshiu gjithashtu bursën e vjetër të Kopenhagës, një nga monumentet më historike të kryeqytetit danez në prill, duke rrëzuar majën e saj. Pjesë të mëdha të mureve të jashtme gjithashtu u shembën më vonë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024