Kamioni i ri sulmues për nevojat e Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve të kryeqyetit, investim prej 330 mijë euro është prezantuar të mërkurën, në një aktivitet në Kodër të Trimave.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se i njëjti do të përdoret për ndërhyrje në zjarret urbane dhe raste të tjera emergjente.
“Kemi një kamion të ri për zjarrfikësit. Pra, për herë të parë Komuna e Prishtinës, kryeqyteti faktikisht, ka investuar në një mjet të ri. Pra, është nga fabrika, Një kamion sulmues, i cili është i dizajnuar për me i ndihmuar në raste ku luftohet, me zjarr në zonat urbane. Pra, është i dizajnuar pikërisht për luftën ndaj zjarrit në zonat urbane… Kjo është një prej investimeve të shumta që kryeqyteti po i bën për me e ngritë sigurinë në kryeqytet. Kemi buxhetuar që këtë vit po ashtu të kemi edhe kamionin tjetër të ri, i cili do të na ndihmojë në raste të zjarreve në zonat malore… Ky është një investim prej 330,000 eurove. Pra, ky kamion kushton 330,000 euro. Tash kemi buxhetuar edhe një investim tjetër të rreth 300,000 euro për kamionin tjetër që e përmenda,i dizajnuar për zjarre malore”, u shpreh ai.
Ai shtoi se Komuna e Prishtinë ka investuar edhe në ngritjen e kapaciteteve për aspektin e shëndetit të zjarrfiksëve, në mënyrë që sipas tij të kenë mudësi më trë miraq që të i ndihmonë qytetarët në rast nevoje.Drejtori i Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve, Malë Gashi, theksoi se automjeti i ri do të zëvendësojë një pjesë të flotës së vjetruar që shpesh shkaktonte vonesa për shkak të defekteve.
Se modernizimi i flotës së zjarrfikësve do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, me synim zëvendësimin e të gjitha automjeteve të vjetra dhe ngritjen e kapaciteteve operative të brigadës, e tha drejtori i Sigurisë dhe Emergjencave, Lulëzim Fushtica.