Zjarret në fshatin turistik Prevallë, flasin nga komuna e Prizrenit për gjendjen aktuale
Lexohet për: 2 min.
zjarrett
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj zhvilloi sot një takim me shtabin emergjent të krijuar për gjendjen aktuale me zjarre të hapura në Prevallë me ç’rast u njoftua se situata është nën kontroll, nuk janë duke u djegur drunjtë e lartë, prandaj, rrjedhimisht rreziku është më i vogël. Gjithsesi, me ekipin tij, Kryetari Totaj vizitoi sot këtë zonë për ta parë nga afër gjendjen e krijuar. 

“Meqenëse kemi të bëjmë me Park Nacional, nënkuptohet se edhe institucionet e nivelit kombëtar, por edhe ndërkombëtar si KFOR-i, kanë obligime dhe shtabi është në koordinim të plotë me të gjithë akterët e autorizuar që po merren me këtë çështje, derisa gjendja po monitorohet dhe nuk pritet eskalim”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se sot, planifikohet intervenim dhe lokalizim i zjarrit për ta pasur nën kontroll dhe për t’i minimizuar pasojat eventuale.

Kryetari Totaj ka falënderuar të gjithë pjesëtaret e institucioneve lokale dhe qendrore për kontributin që po japin në menaxhimin e situatës së krijuar.

"Çfarëdo informacioni tjetër, nga kushdo që vjen, mund të jetë spekulim dhe si i tillë është pak i besueshëm. Do të ju mbajmë të informuar në vazhdimësi për zhvillimet që mund të ndodhin ndërkohë” citohet kryetari Totaj në komunikatë.

https://kosovapress.com/556279

https://kosovapress.com/zjarri-ne-afersi-te-aeroportit-te-prishtines-demet-me-mije-euro

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024