Zjarr në zonën pyjore në Kretë, bëhet evakuimi i fshatrave
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë pyjore në Mavros Kolymbos, Lasithi, Kretë. Sipas zjarrfikësve, zjarri ka rënë pak para orës 07:00 në një zonë pyjore pranë fshatit Mavros Kolymbos, ndërsa fryn erë e fortë 7 deri në 8 të shkallës Beaufort. Nëpërmjet numrit të urgjencës 112 u është dërguar një mesazh banorëve të Mavros Kolymbos, Achlia, Agia Fotia dhe Galini për t'u larguar nga fshati i tyre dhe për t'u nisur drejt Koutsouras për shkak të zjarrit në pyll.
Në mesazh thuhej: "Nëse jeni në zonat e Mavros Kolymbos, Achlia, Agia Fotia dhe Galini, lëvizni drejt Koutsoura. Ka zjarr në pyll në zonën tuaj. Ndiqni udhëzimet e autoriteteve." Deri më tani për shuarjen e zjarrit në Mavros Kolymbos po operojnë 72 zjarrfikës me 4 ekipe këmbësore, 24 automjete dhe 2 helikopterë. Më herët gjatë ditës së sotme dy zjarre të tjera kanë rënë në zonën e gjerë të Ierapetrës, konkretisht në Males, Ierapetra, në bimësi të ulët dhe në Amoudares, Ierapetra, pranë një sere. Sipas zjarrfikësve, këto zjarre janë vënë nën kontroll. /ANA-MPA