Zhvillimet ekonomike në botë
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua
  • Indeksi i dollarit amerikan, i cili gjurmon dollarin kundrejt gjashtë monedhave të tjera të rëndësishme, thotë se dollari luhatet në nivele që nuk i kishte arritur në 20 vjet. Që nga fillimi i vitit, dollari ka fituar pothuajse 8 për qind; në 12 muajt e fundit është rritur me më shumë se 13 për qind. Kundrejt jenit japonez, dollari është rritur 13 për qind vetëm këtë vit.
  • Tregjet e aksioneve në Azi dhe Amerikë kanë rënë pasi Banka Qendrore Amerikane njoftoi këtë javë rritjen më të madhe të normave të interesit në 22 vjet.
  • Kompanitë e mëdha të teknologjisë si Google dhe Facebook do të duhet të respektojnë rregullat e reja të konkurrencës në Mbretërinë e Bashkuar ose rrezikojnë të përballen me gjoba të mëdha, tha qeveria.
  • Miliarderi Elon Musk ka grumbulluar 19 investitorë të rinj për të ndihmuar me blerjen e Twitter në vlerë 44 miliardë dollarë.
  • Organizata për Ushqim dhe Agrikulturë parashikoi se prodhimi i grurit më 2022 do të jetë 782 milionë tonë, që është një parashikim më i ulët sa kishte qenë paraprakisht.
  • Çmimet botërore të ushqimit kanë shënuar rënie të lehtë gjatë prillit pasi në mars shënuan nivele rekorde, tha të premten agjencia për ushqim e Kombeve të Bashkuara.
  • Firma luksoze italiane Gucci do të fillojë të pranojë pagesa përmes kriptovalutave në disa nga dyqanet e saj në Amerikë.  Klientët do të jenë në gjendje të paguajnë duke përdorur një numër kriptomonedhash, duke përfshirë Bitcoin, Ethereum dhe Litecoin.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024