Zhegrova: Unë nuk e ndjejë presionin, nesër japim maksimumin
Lajme
Lexohet për: 1 min.
edonn
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Sulmuesi i krahut te Kosova, Edon Zhegrova ka premtuar se ndaj Qipros do të jap maksimumin që Kosova të marrë një fitore të re pas asaj ndaj Lituanisë.

Ai në konferencë për media deklaroi se humbja nga Rumania në “Fadil Vokrri” ishte një episod jo i mirë, por që ka shërbyer për të mësuar nga gabimet e asaj ndeshje.

“Jo, presion nuk kam. Ndaj Rumanisë kemi luajtur mirë por është dashur të bëhet më shumë.  Për ndeshjen e nesërme jemi gati dhe do të japim maksimumin për ta marrë një fitore të re”, tha Zhegrova.

Kosova dhe Qipro përballen nesër në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024