Zhegrova bëhet baba, ky është emri i djalit të tij
Tjera
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Zhegrova bëhet baba, ky është emri i djalit të tij
12/03/2026 - 21:08
Linku u kopjua

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, është bërë baba i një djali të cilin e ka pagëzuar me emrin Mars.

Klubi italian Juventus ka uruar futbollistin për këtë moment të rëndësishëm në jetën e tij personale, pas lindjes së fëmijës së parë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi torinez i ka dërguar urime Zhegrovës për lindjen e djalit të tij.

"Urime për Edon Zhegrovën për lindjen e fëmiut të parë, Marsit", thuhet në mesazhin e publikuar nga Juventusi, i cili është shpërndarë gjerësisht edhe nga tifozët e futbollit në rrjetet sociale.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026