Zgjerohet fronti evropian i mbështetjes për kandidaturën e Marcos, Mandl: Do punojmë bashkë për një Evropë më të mirë
Lexohet për: 2 min.
marco-070624
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kandidatura e vetme shqiptare në listat italiane për në PE, ka ngjallur interes dhe mbështetje tek eurodeputetë në krejt Evropën.

Pas eurodeputetit kroat Valter Flego që tha se Marco në Parlamentin Evropian do të forcojë zërin shqiptar në Evropë, vjen mbështetja e Lucas Mandl, mbrojtës i zjarrtë i Kosovës, partneri i saj brenda Parlamentit dhe institucioneve evropiane. Mes të tjerash ai thotë: …Punoj ngushtësisht me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ja përse e çmoj shumë punën e Marco- s(Muharrem Salihut) ndaj shpresoj që ai do të jetë kolegu im në Parlamentin evropian dhe do të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë për Evropën! Shumë urime! Yti, Lucas Mandl!

Kandidatit shqiptar, i kanë mbërritur mesazhe mbështetëse nga gjithë anët e Evropës. Ish Presidentë, ish ministra, deputetë europianë, deputetë të viseve shqiptare, drejtues të organizatave të biznesit, Presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit Armando Duka. Surpriza ishte urimi në grup i futbollistëve të kombëtares së Shqipërisë, Broja, Asani, Gjimshiti, që është dhe vendas i Marco-Muharrem Salihut. Futbollistët nga grumbullimi gjetën kohën të bënin thirrje tek komuniteti shqiptar i Verilindjes të votonin Marco-n.

https://kosovapress.com/zgjerohet-fronti-evropian-i-mbeshtetjes-per-kandidaturen-e-muharrem-salihut-marco

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025