Kandidati i Partisë Demokratike Sllovene (SDS) Anzhe Logar kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Slloveni me 33.75 për qind të votave të fituara, pasuar nga kandidatja e pavarur Natasha Pirc Musar me 27 për qind. Rezultatet paraprake tregojnë pas gati 60 për qind të votave të numëruara.
Nëse situata nuk ndryshon, Logar, përndryshe ish-ministër i Punëve të Jashtme dhe Musari, do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Sot në Slloveni u mbajtën zgjedhjet presidenciale, të shtatat me radhë që nga pavarësia dhe nëse do të ketë një raund të dytë, ai do të mbahet më 13 nëntor.
Votuesit sllovenë, mes shtatë kandidatëve, zgjodhën pasardhësin e presidentit aktual Borut Pahor, mandati i dytë i të cilit përfundon në dhjetor dhe sipas Kushtetutës, ai nuk ka më të drejtë të kandidojë për postin.
Sondazhet e opinionit publik kanë treguar se një raund i dytë do të ishte i nevojshëm për të zgjedhur një president të ri.