Komisioni Shtetërore i Zgjedhjeve (KShZ) në Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur se deri në orën 9:00 kanë votuar 3.85 për qind e qytetarëve për zgjedhjet presidenciale. Kryetari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski, tha se të gjitha vendvotimet janë hapur dhe se procesi po shkon pa parregullsi.
Sipas tij në disa qendra janë paraqitur disa probleme teknike, por që do të zgjidhen shumë shpejt.
Krahas kësaj, ai bëri të ditur se konferenca e radhës e KShZ-së do të mbahet në orën 13:00.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot vendosin për presidentin e tyre të ardhshëm. Këto janë zgjedhjet e shtatë presidenciale, ndërsa raundi i dytë i mundshëm mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj. Vendvotimet është paraparë të hapen në orën 7:00, ndërsa votimi zgjatë deri në orën 19:00. Votohet në 3480 vendvotime në tërë Maqedoninë e Veriut. Ndërsa, numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën zgjedhore është 1.814.317.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...