Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, Pendarovski pranon humbjen
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski ka pranuar sonte humbjen dhe i uroi punë të suksesshme kundërkandidates nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Pendarovski me këtë rast tha se pavarësisht rezultatit ai ka ndërgjegjen e pastër. “E dimë se ka disa raporte për disa parregullsi, por këtë ua lëmë organeve kompetente që të mos mbetet asnjë njollë ndaj procesit zgjedhor. I uroj fituesve, u dëshiroj sukses në punë gjatë katër viteve, gjegjësisht 5 viteve të ardhshme. Koncepti im për një Maqedoni multietnike të integruar në strukturat euroatlantike nuk gjeti mbështetje te votuesit, megjithatë mbetem në qëndrimin se vetëm një Maqedoni e tillë mund të jetë prosperuese. Megjithatë ndërgjegjja ime është e pastër”, tha Pendarovski.

Ndërsa, kandidatja për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova deklaroi sonte se mbështetja e madhe nga qytetarët në raundin e dytë të zgjedhjeve për kreun e vendit nënkupton edhe përgjegjësi të madhe. “Qytetarët dolën në votime dhe e dhanë votën e tyre për atë që deshën. Mua nuk më ndodhi që t’i bind qytetarët që të votojnë për mua, se jam më e mira, më e mençura, por e lash që qytetarët vetë të vendosin”, tha ajo. Deri më tash janë numëruar 77.38 për qind e votave për garën e raundit të dytë për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski, presidenti aktual, ka marrë 39.27 për qind ose 190.369 vota, ndërsa Gordana Siljanovska-Davkova 64.83 për qind ose 421.673 vota. Diferenca e votave është 231.304.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024