Kosova mëson kundërshtarin e play off-it në Ligën e Kombeve
Lajme
Lexohet për: 1 min.
kpaslbert
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të luajë kundër Islandës, në ndeshjen e “play-off”-it për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Një gjë e tillë u vendos sot në shortin e tërhequr në selinë e UEFA-s në Nion, përcjellë KosovaPress.

Të pranishëm në ceremoninë e shortit ishin presidenti i FFK-së  Agim Ademi dhe përzgjedhësi Franco Foda.

Ndeshjet e “play-off”-it zhvillohen në mars të vitit të ardhshëm. Kosova dhe Islanda janë takuar edhe më parë, në ciklin kualifikues të Botërorit 2018.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024