Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni: Ja kush prin momentalisht
Lexohet për: 1 min.
fdqwf
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Sipas rezultateve të para të publikuara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Maqedonisë së Veriut, mes VLEN dhe Frontit Evropian, për momentin duke prirë me vota është Bujar Osmani nga Fronti Evropian me 17.03%, derisa Arben Taravari nga VLEN deri tani ka 12.45%.

Prin Gordana Siljanoska Davkova nga VMRO DPMNE-ja opozitare me 36.51, pasuar nga Stevo Pendarovski Lidhja Socialdemokrate 17.93, Maksim Dimitrievski, kryetari i Kumanovës 7.75, Biljana Vankovska Cvetkovska nga “E Majta” 4.31 për qind dhe Stevco Jakimovski, kryetari i Karposhi Shkup me 0.95 për qind. Këto janë zgjedhjet e shtatë presidenciale, ndërsa raundi i dytë i mundshëm mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj. Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në listën zgjedhore është 1.814.317. Sipas të dhënave të Këshillit Shtetëror Zgjedhor të orës 18:30, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ka votuar 48.46 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024