Zgjedhjet në Shqipëri, kërkohet reformimi i opozitës
Lexohet për: 2 min.
zgjedhjet-shqiperi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Zgjedhjet lokale në Shqipëri po konsiderohen fitore absolute e Partisë Socialiste dhe debakël politik për opozitën. Derisa procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit, ku deri më tani dihet se nga 61 bashki, PS-ja ka fituar 43 sosh, kurse opozita vetëm shtatë, njohësit e zhvillime politike vlerësojnë se opozita duhet të reformohet që të bëhet alternativë e besueshme për qytetarët atje.

Analisti në Shqipëri, Lutfi Dervishi, thotë për KosovaPress se zgjedhjet lokale të 14 majit janë fitore e qartë e Partisë Socialiste.

https://kosovapress.com/admin/perfundon-numerimi-i-votave-ne-dhjetera-bashki-ne-shqiperi-ne-shumicen-fiton-ps/

Ai përmend rënien e opozitës dhe veçmas të PD-së në bastionet e veta, sikur në Shkodër. Sipas tij, opozita ka fituar në bashki të dorës së dytë apo të tretë.

Ka një fitore të qartë të Partisë Socialiste, një performancë të dobët të opozitës për shkak të disa faktorëve por edhe ndasive që ka mes opozitës. Në rezultate befasuese ishte rënia e Shkodrës që ka qenë një qytet e qeverisur nga forcat djathta dhe PD-ja, përgjatë 33 viteve të fundit. Pritet që nesër të konfirmohet rezultati i 61 bashkive për gjithë Shqipërinë. Koalicioni Bashkimi për Fitoren ka arritur të marrë një rezultat  të dobët, kryesisht 5-6 bashki të dorës së dytë apo të tretë”, thotë ai.

https://kosovapress.com/admin/kqz-e-shqiperise-procesi-zgjedhor-ne-teresi-mund-te-konsiderohet-normal/

Edhe njohësi i zhvillimeve politike, Ben Andoni, thotë se zgjedhjet lokale në Shqipëri janë dështim i opozitës.

Megjithatë, ai vlerëson se procesi i djeshëm zgjedhor ka pasur ngecje të mëdha në administrimin zgjedhor, fillimisht me identifikimin elektronik.

Të gjitha këto treguan se akoma administrata jonë vuan problematika të mëdha, të cilat më shumë rrjedhin në fryrje të madhe të administratës dhe politizimin. Tani ka ardhur koha që KQZ-ja të jetë një institucion absolutisht apolitik”, deklaron Andoni.

https://kosovapress.com/admin/begaj-te-pranishmit-ne-procesin-e-numerimit-te-kryejne-detyren-me-pergjegjesi/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025