Zgjedhjet në Maqedoni, Kovaçevski: LSDM mori goditje të rëndë
Lexohet për: 1 min.
wvwvwq
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Lideri i LSDM-së Dimitar Kovaçevski ka reaguar pasi kjo parti ka humbur në zgjedhjet e sotme parlamentare dhe raundin e dytë të garës presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Ai në një konferencë për media se LSDM-së i është dhënë një goditje e rëndë nga qytetarët, anëtarësia dhe simpatizantët e partisë. Kovaçevski bëri thirrje për analizë të menjëhershme të partisë dhe mbajtjen e kongresit raportues me qëllim të konsolidimit të plotë të gjithë partisë. Nga 87.64 për qind e votave të numëruara, LSDM ka marrë 131.047 vota ose 14.96 vota, të cilat i sigurojnë për momentin 19 ulëse. Kandidati për president Stevo Pendarovski ka fituar deri më tash 29.28 për qind të votave, ndërsa Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE 64.89 për qind të votave duke i siguruar kështu fitore kësaj të fundit për shkak të diferencës së madhe në vota – 269 mijë e 984.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025