Udhëheqësja e National Rally Marine le Pen, ka komentuar raundin e parë të zgjedhjeve legjislative në Francë, duke thënë se qytetarët kanë vendosur partinë e saj përpara dhe “kanë zhdukur” kampin e presidentit Emmanuel Macron.
Ajo bëri thirrje për një shumicë absolute në raundin e dytë të zgjedhjeve, në mënyrë që partia e saj të mund të "riparonte Francën dhe të rivendoste unitetin".
Menjëherë pas publikimit të parashikimeve të rezultateve, Macron u bëri thirrje votuesve të bllokojnë të djathtën ekstreme në raundin e dytë vendimtar të zgjedhjeve më 7 korrik. Për ta bërë këtë, ai bëri thirrje për një aleancë "të gjerë" midis kandidatëve "republikanë dhe demokratë".
Sipas një vlerësimi të institutit francez të sondazheve Ipsos Talan, partia e ekstremit të djathtë National Rally vlerësohet të fitojë midis 230 dhe 280 ulëse në Asamblenë Kombëtare me 577 ulëse.