Serbia mbajti sot zgjedhje lokale në Beograd dhe 88 qytete e komuna të tjera, në të cilat u raportua për parregullsi në pjesë të ndryshme.
Zgjedhjet lokale u mbajtën edhe në Luginën e Preshevës, ku partitë shqiptare garuan me gjashtë lista zgjedhore, ndërsa në Bujanoc me katër.
Anëtarët e opozitës thonë se qendrat e thirrjeve u përdorën nga SNS-ja për t’i blerë votuesit dhe se ato përmbajnë lista alternative.
Ana Bërnabiq, ish-kryeministre nga SNS-ja dhe tani kryetare e Kuvendit, i mohoi akuzat.
Përsëritja e zgjedhjeve në Beograd u mbajt njëkohësisht me zgjedhjet lokale në qytetet dhe komunat e tjera, pas kërkesës së opozitës, edhe pse një pjesë e saj tha se do t’i bojkotonte zgjedhjet lokale.
Asnjë palë nuk arriti ta formojë shumicën për Asamblenë e Qytetit në Beograd pas zgjedhjeve në dhjetor, të cilat u kritikuan ashpër nga vëzhguesit ndërkombëtarë për parregullsi.
Një ndryshim në ligjin për zgjedhje në Serbi mundësoi që rivotimi në Beograd të mbahej njëkohësisht me zgjedhjet lokale në Novi Sad, Nish dhe në qytetet e komunat e tjera të vendit.
Megjithatë, disa grupe opozitare paralajmëruan bojkotimin e votimit prapëseprapë, për shkak se, sipas tyre, nuk ishin përmirësuar kushtet.
Vëzhguesit e ODIHR i vëzhguan zgjedhjet lokale të 2 qershorit në Serbi.
Në Beograd, qytetarët votuan për t'i zgjedhur 110 anëtarë të Asamblesë së Qytetit për një mandat katërvjeçar, të cilët më pas votojë për emërimin e kryetarit.
Vuçiq ka lidhur marrëdhënie diplomatike dhe tregtare me Rusinë dhe Kinën, si dhe i ka shpërfillur thirrjet e Bashkimit Evropian për të vendosur sanksione kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska më 2022. /REL