Zgjedhjet e 7 qershorit, ja kush mund të votojë përmes ekipeve mobile
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Zgjedhjet e 7 qershorit, ja kush mund të votojë përmes ekipeve mobile
votimi_2471
24/05/2026 - 11:02
Linku u kopjua

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se dje ka nis periudha për regjistrimin dhe evidentimin e votuesve me nevoja të veçanta për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 7 qershor 2026.

Sipas KQZ-së, ky proces u mundëson qytetarëve që për shkak të gjendjes fizike, shëndetësore apo rrethanave të tjera nuk mund të dalin në vendvotim, të votojnë përmes ekipeve mobile që do të angazhohen në çdo komunë të vendit.

Për regjistrim është funksionalizuar platforma elektronike: vpnv.kqz-ks.org, ndërsa qytetarët mund të aplikojnë edhe fizikisht në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve.

KQZ ka bërë të ditur se regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta do të zgjasë deri më 31 maj, ndërsa evidentimi i votuesve me lëvizje të kufizuar në institucione deri më 1 qershor.

Në këtë kategori përfshihen personat e hospitalizuar, të moshuarit në shtëpi përkujdesjeje, personat në institucione të shëndetit mendor, të burgosurit, të paraburgosurit dhe qytetarët në arrest shtëpiak apo në rrethana të veçanta sigurie.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026