Zgjatja e armëpushimit varet nga Hamasi, thotë Shtëpia e Bardhë
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, deklaroi sot se zgjatja e armëpushimit katërditorë varet nga Hamasi.

“Nëse kjo marrëveshje e veçantë do të zgjatet apo jo, varet në fakt nga Hamasi, sepse Izraeli ka qenë shumë i qartë si pjesë e marrëveshjes: është i gatshëm të vazhdojë armëpushimin nëse për çdo ditë Hamasi liron 10 pengje të tjera”, tha Sullivan për CNN.

“Pra, topi është në fushën e Hamasit, nëse jo, do të jetë përgjegjësia e tij”, shtoi ai. /ANSA

Netanyahu ishte në Gaza - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024