Ua kalojnë “fijeve të Zotit”, shkencëtarët krijojnë spagetin më të hollë në botë
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
Ua kalojnë “fijeve të Zotit”, shkencëtarët krijojnë spagetin më të hollë në botë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Një ekip nga Kolegji universitar Londër (UCL) ka bërë spageti rreth 200 herë më të hollë se një fije floku njeriu.

Ato janë aq të holla sa nuk mund të shihen me mikroskop dhe do të përdoren në kërkime mjekësore, tha ekipi.

Ekspertët thanë se arritja e tyre nuk synon të jetë një ushqim i ri, por është krijuar për shkak të përdorimeve të gjera që kanë fijet jashtëzakonisht të holla të materialit, të quajtura nano-fibra, në mjekësi.

Nano-fibrat e bëra nga niseshte – të prodhuara nga shumica e bimëve të gjelbra për të ruajtur glukozën e tepërt – janë veçanërisht premtuese dhe mund të përdoren në fasha për të ndihmuar në shërimin e plagëve.

Një metodë më miqësore me mjedisin, thonë studiuesit, është krijimi i nano-fibrave direkt nga një përbërës i pasur me niseshte si mielli, i cili është baza për makaronat.

Në një punim të ri, ekipi përshkruan bërjen e spagetit vetëm 372 nanometra duke përdorur një teknikë elektro-tjerrje, në të cilën fijet e miellit dhe lëngut tërhiqen përmes majës së një gjilpëre nga një ngarkesë elektrike.

Bashkautori Adam Clancy tha: 'Për të bërë spageti, ju shtyni një përzierje uji dhe mielli nëpër vrima metalike’.

“Në studimin tonë, ne bëmë të njëjtën gjë, përveçse e nxirrnim përzierjen tonë të miellit me një ngarkesë elektrike. Është fjalë për fjalë spageti, por shumë më e vogël."

'Nano-pasta' formoi një shtresë prej nano-fibrash rreth 2 cm të gjera, dhe kështu është e dukshme, por secila fije individuale është shumë e ngushtë për t'u kapur qartë nga çdo formë e kamerës ose mikroskopi i dritës kështu që gjerësia e tyre u mat me mikroskop elektronik skanimi.

Makaronat më të holla të njohura deri më tash 'fijet e Zotit' - janë bërë me dorë nga një prodhues makaronash në Sardenjë. Ato vlerësohen të jenë rreth 400 mikronë të gjera, 1000 herë më të trasha se krijimi i ri.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024