Zeqiri pas betimit: Do të ofrojmë shërbime për të gjithë qytetarët, pa asnjë dallim
Lexohet për: 2 min.
Zubin
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, deklaroi se do të ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët e kësaj komune, pa asnjë dallim.

Pas betimit, ai tha se do të plotësojnë kërkesat e të gjithë qytetarëve, përfshirë atyre nga komuniteti serb.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bzgjedhjet-ne-veri-reagon-ambasada-amerikane/

Kandidati i PDK-së i cili doli i pari në zgjedhjet e 23 prillit në Zubin Potok, u betua në një seancë solemne në fshatin Çabër.

Gjithçka kaloi qetësisht dhe pa ndonjë incident.

Seancën solemne të Kuvendit Komunal, i cili  përbëhet prej 19 këshilltarëve, prej të cilëve dy janë serb, e udhëhoqi  anëtari më i vjetër, Sefer Veseli.

“Uroj që neve tani e tutje të jemi në nivel të përgjegjësisë më të lartë duke i ofruar qytetarëve të komunës së Zubin Potokut pa asnjë dallim të gjitha shërbimet, t’i plotësojmë kërkesat e të gjithë qytetarëve duke përfshirë sidomos komunitetin shumicë serb”, tha ai.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

https://kosovapress.com/admin/cramon-zgjedhjet-ne-veri-ishin-ne-perputhje-me-kornizen-ligjore-te-kosoves/

Ndryshe, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Zubin Potokut, Sllavisha Bishevac nga Iniciativa Qytetare për Zubin Potokun, ka dhënë dorëheqje para dy javësh nga pozita e tij në këtë Komunë, me qëllim të “parandalimit në mënyrë demokratike” të marrjes së detyrës nga kryetari i zgjedhur, Izmir Zeqiri.

Zeqiri është kryetari i dytë që u betua pas zgjedhjeve të 23 prillit të mbajtura në katër komunat veriore të Kosovës, pas betimit të kryetarit të veriut të Mitrovicës, Erden Atiq.

Zgjedhjet në veri janë bojkotuar nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, me mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Kryetarët paraprakë nga kjo parti, kishin dhënë dorëheqje nëntorin e vitit të kaluar.

Ata u larguan nga institucionet në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës që obligonte qytetarët t’i kthejnë targat e veturave nga ilegale në ato të Republikës së Kosovës.

https://kosovapress.com/admin/be-zgjedhjet-ne-veri-sofrojne-zgjidhje-afatgjate-asociacionit-te-finalizohet-shpejt/
https://kosovapress.com/admin/policia-zgjedhjet-ne-veri-pa-ndonje-incident/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024