Zemaj-Qeverisë: Me vulën e ShBA-ve jeni hajna të certifikuar
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj deklaroi se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) ka rrënuar propagandën e pushtetit për luftim të korrupsionit. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vulosur se Qeveria Kurti janë hajna të certifikuar.

Deputeti i LDK-së shtoi se partia në pushtet po akuzon policinë e prokurorinë, ndërkohë që është e zhytur në afera e tenderë sekret.

“Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit shihet qartë që rrënoi për tokë një propagandë të shumicës se kemi luftuar korrupsionin. Në fakt jo po i luftoni ata që po e luftojnë në të vërtetë korrupsionin. Tani kur po kemi raportin e DASh-it, i cili veçse ka konfirmuar secilin shqetësim tonin si LDK, tani me vulën e ShBA-ve jeni hajna të certifikuar. Sepse qeveria juaj, pra qeveria që erdhi në pushtet për ta luftuar korrupsionin po emërtohet korrupsion serioz qeveritar. Kjo nuk mund të ishte ndryshe kur vjedhni në bukë e grurë të rezervave shtetërore e kur kapeni në flagrancë i ikni përgjegjësisë. Nuk pranoni as të hetoni përmes mekanizmave kuvendarë parlamentar”, deklaroi ai.

Në seancën plenare po diskutohet për gjetjet e Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASh. /Sh.Pajaziti

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024