Zemaj për komunikimin me Radoijçiq: LVV-ja është zënë me pelë për dore
Lajme
Lexohet për: 1 min.
zemaj
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se komunikimi i shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimzoa Kusari-Lila me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, terroristin Millan Radoiçiq është tradhti kombëtare.

Ai gjatë debatit në Kuvend në lidhje me përgjimet Kusari-Lila e Radoiçiq tha se LVV-ja është ‘zënë me pelë për dore dhe se kot e kanë të bërtasin e ulërasin pasi u dëshmua se janë koordinuar me një terrorist’.

“Sado që të bërtitni e ulëritni, kot e keni. Jeni koordinuar me një terrorist. Këtu mbaron tregimi, sepse siç thotë populli, jeni zënë me pelë përdore”, deklaroi Zemaj.

https://kosovapress.com/tahiri-komunikimi-kusari-lila-e-radojiciq-ka-cenuar-sigurine-kombetare-te-kete-hetim-penal

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024