Zelensky: Vizita në Romë e rëndësishme për fitoren tonë
Lexohet për: 1 min.
Volodymyr Zelensky
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbërriti sot në Itali për një vizitë zyrtare.

Ai do të takohet me presidentin e Republikës, Sergio Mattarella, kryeministren, Giorgia Meloni dhe papa Françeskun.

”Një vizitë e rëndësishme për fitoren e Ukrainës”, shkroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në Telegram.

Ministri i Jashtëm Tajani e priti presidentin ukrainas në aeroport.

”Italia mirëpret presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. Ne ripërtërijmë angazhimin tonë përkrah popullit ukrainas, në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë”, shkroi në Twitter zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Antonio Tajani.

“Ne padyshim që punojmë për paqen, ne mbështesim të gjitha iniciativat në favor të paqes, por le të jemi të qartë, paqja do të thotë drejtësi, pra pavarësi totale e Ukrainës”, tha ministri Tajani, menjëherë pas mbërritjes së Zelenskit. /ANSA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025