Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi se janë vendosur sanksione ndaj 322 bizneseve që plotësojnë nevojat e ushtrisë ruse.
Në një deklaratë me video nga llogaria e tij në median sociale, Zelensky tha se ka vendosur në zbatim paketën e 3-të të sanksioneve kundër atyre që mbështesin Rusinë dhe që sigurojnë kontribute ndaj agresionit rus.
Ai më tej tha se në dy listat e tjera të sanksioneve përfshihen individë dhe persona juridikë që ofrojnë ndihmë për kapërcimin e sanksioneve kundër Rusisë.
Duke tërhequr vëmendjen se mbi paketat e sanksioneve është punuar në mënyrë të detajuar, kryesisht për sinkronizimin me partnerët, Zelensky tha se “Kjo është një nga objektivat e përbashkëta e të gjithë atyre që përpiqen për fitoren tonë të shpejtë dhe që lufta të përfundojë në mënyrë sa më të shpejtë. Ky është objektiv për të eliminuar çdo mundësi që Rusia të kapërcejë sanksionet”.