Zelensky: Ukraina do të shqyrtojë furnizimin me qymyr për Poloninë
Lexohet për: 1 min.
Volodomyr Zelensky
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ukraina do të shqyrtojë nëse mund të dërgojë urgjentisht 100.000 tonë qymyr termik në Poloninë fqinje për ta ndihmuar atë të kalojë dimrin e ardhshëm, tha  presidenti ukrainas.

Në fjalimin e tij të mbrëmjes, Volodomyr Zelensky tha gjithashtu se kishte urdhëruar përshpejtimin e punës për modernizimin e linjës së transmetimit nga termocentrali ukrainas Khmelnytskyi në Poloni.

“Kam udhëzuar kabinetin që të shqyrtojë mundësinë e një dërgese urgjente të 100,000 tonëve qymyr termik në Poloni. Ne kemi sasi të mjaftueshme për veten tonë dhe mund t'i ndihmojmë vëllezërit tanë të përgatiten për këtë dimër", tha ai.

Polonia mbështetet në qymyrin për rreth 70 për qind të prodhimit të saj të energjisë elektrike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025