Zelensky shtyn vizitën në Arabinë Saudite pas përjashtimit të Ukrainës nga bisedimet SHBA-Rusi
Bota
Lexohet për: 2 min.
Zelensky shtyn vizitën në Arabinë Saudite pas përjashtimit të Ukrainës nga bisedimet SHBA-Rusi
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se do të shtyjë vizitën e tij zyrtare në Arabinë Saudite deri më 10 mars, pasi Kievi u përjashtua nga bisedimet SHBA-Rusi në Riad të martën.

Zelensky kishte thënë dje se ai kishte planifikuar të vizitonte Arabinë Saudite më vonë këtë javë.

“Ne nuk ishim të ftuar në këtë takim ruso-amerikan në Arabinë Saudite. Ishte një surprizë për ne. Mendoj se ishte një surprizë për shumë njerëz”, tha Zelensky në një konferencë shtypi në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

“Ne jemi absolutisht të sinqertë dhe të hapur. Nuk dua asnjë rastësi. Kjo është arsyeja pse unë nuk do të shkoj në Arabinë Saudite, "tha ai pas takimit me homologun turk Recep Tayyip Erdogan.

Zelensky tha se ai dëshiron që lufta të përfundojë, "por ne duam që ajo të jetë e drejtë dhe që askush të mos vendosë asgjë pas shpine".

“Ju nuk mund të merrni vendime pa Ukrainën se si t'i jepni fund luftës në Ukrainë, në asnjë kusht,” theksoi ai, raporton CNN.

Zelensky tha më herët se Keith Kellogg - i dërguari i administratës Trump për Rusi-Ukrainë, i cili nuk ishte pjesë e delegacionit amerikan në Riad - është planifikuar të vizitojë Ukrainën të enjten.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025