Presidenti Volodymyr Zelensky ka diskutuar sot me krerë të shumtë evropianë për kushtet e nevojshme për paqen e qëndrueshme në Ukrainë, pas paralajmërimeve të SHBA-së për arritjen e një marrëveshje me Rusinë për t’i dhënë fund luftës pas më shumë se tri vjetësh.
Zelensky tha në X, se ka diskutuar me kryeministrin polak Donald Tusk, me të cilin janë dakorduar që negociatat me presidentin rus Vladimir Putin nuk mund të fillojnë pa një qëndrim të përbashkët nga Ukraina, Evropa dhe SHBA.
Ai theksoi se Ukraina duhet të negociojë nga një pozicion i fortë, me garanci solide të sigurisë dhe anëtarësimin në NATO.
Zelensky gjithashtu paralajmëroi liderët që të mos "besojnë pretendimet e Putin për gatishmërinë e tij për t'i dhënë fund luftës" duke thënë se anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të ishte më fitimprurës për partnerët.“Ne do të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin tonë me partnerët tanë amerikanë, dhe sigurisht, angazhimi më i thellë në të gjithë Evropën është thelbësor”, ka shkruar Zelensky.
Ndërsa në bisedën telefonike me presidentin e Lituanisë Gitanas Nauseda, presidenti ukrainas tha se një armëpushim pa garanci të forta sigurie nuk do të sjellë paqe të qëndrueshme dhe të drejtë në Ukrainë.