Zelensky: Paqja nuk mjafton, agresioni rus mbetet permanent
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Edhe nëse Ukraina do të nënshkruante traktatet më të rrepta të paqes, rreziku i agresionit nga Rusia mund të rishfaqet. Prandaj është e nevojshme të ndërtohet një shtet ukrainas që do të jetë në gjendje të mbrohet në të ardhmen, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Sipas Zelensky, gjatë procesit të negociatave të Stambollit me Rusinë pranverën e kaluar, në fazat e hershme të luftës, vendi i tij refuzoi, përveç kërkesës inekzistente për ‘denazifikim’, edhe demilitarizimin e kërkuar nga Moska.

“Ne shpjeguam se ushtria jonë duhet të jetë në përputhje me atë që kemi, që të mund të mbrojmë shtetin tonë. Edhe nëse nënshkruajmë marrëveshjet më të rrepta, mendojmë se pas nja dy vitesh Rusia mund të provojë sërish”, shtoi ai. /ANSA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024