Zelensky në Gjermani: Kievi nuk sulmon territorin rus
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ukraina nuk ka plane të godasë objektiva në Rusi, tha sot presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Gjermani, ku Kievi siguroi një paketë të re të madhe ndihme të mbrojtjes.

"Ne nuk po sulmojmë territorin rus", tha ai pas bisedimeve në Berlin me kancelarin Olaf Scholz.

Scholz u zotua të mbështesë Ukrainën "për aq kohë sa të jetë e nevojshme", duke premtuar armë me vlerë 2.7 miliardë euro.

https://kosovapress.com/admin/zelensky-viziton-ne-gjermanine-nje-dite-pas-premtimit-per-arme/

Kjo përfshin tanke të avancuara gjermane Leopard dhe më shumë sisteme kundërajrore për të mbrojtur Ukrainën nga sulmet pothuajse të përditshme vdekjeprurëse me raketa ruse dhe dron, shkruan BBC, përcjell KosovaPress

Rusia akuzon Ukrainën se ka goditur vazhdimisht objektiva brenda Rusisë, duke përfshirë një sulm të raportuar në Kremlinin e Moskës në fillim të këtij muaji.

Ukraina mohon akuzat, ndërsa thekson gjithashtu se ka të drejtën legjitime për të përdorur forcën dhe mjete të tjera për të de-okupuar plotësisht territoret e saj aktualisht nën kontrollin rus. Këto përfshijnë katër rajone në jug dhe lindje, si dhe gadishullin e Krimesë, të aneksuar nga Moska në 2014.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024