Zelensky jep detaje nga biseda telefonike me Trump
Bota
Lexohet për: 2 min.
Zelensky jep detaje nga biseda telefonike me Trump
5 orë më parë
Linku u kopjua

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, pas një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

"Sapo fola me Donald Trump. Një bisedë e gjatë. Për mundësitë e arritjes së paqes. Për gatishmërinë tonë për bashkëpunim. Për aftësitë tona teknologjike, duke përfshirë dronët dhe teknologjitë e tjera moderne të prodhimit", tha Zelensky pas telefonatës.

"Ukraina dëshiron paqen më shumë se kushdo. Ne po përcaktojmë hapa të përbashkët me Amerikën për të ndaluar agresionin rus dhe për të siguruar një paqe të besueshme dhe të qëndrueshme," shtoi ai.

Pak orë para telefonatës me Zelenskyn, Trump foli me Putin dhe ra dakord që negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillonin "menjëherë".

Në Truth Social, Trump tha se ata të dy ranë dakord se "donin të ndalonin miliona vdekje që po ndodhin në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës".

Trump shtoi se ai kishte ngarkuar një ekip të udhëhequr nga sekretari i Shtetit Marco Rubio, drejtori i CIA-s John Ratcliffe dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare Michael Waltz për të udhëhequr negociatat. Ai nuk përmendi Keith Kellogg, të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025