Një grup prej 113 ligjvënësish gjermanë nga fraksione të ndryshme kanë nënshkruar një kërkesë për të nisur procedurat për ndalimin e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), njoftoi transmetuesi publik ZDF sot.
Marco Wanderwitz, një ligjvënës konservator nga CDU i qendrës së djathtë, tha se aplikimi i tyre i është dorëzuar presidentit të Bundestagut Barbel Bas. Ai theksoi urgjencën e çështjes, duke përmendur zgjedhjet e reja të ardhshme si një faktor kritik në kohën e këtij veprimi.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse apo kur aplikimi do të trajtohet zyrtarisht në agjendën parlamentare.
Sipas Kushtetutës gjermane, Bundestagu, Këshilli Federal (Bundesrat) dhe qeveria mund të aplikojnë në Gjykatën Kushtetuese Federale për të ndaluar një parti për qëllimet e saj antikushtetuese ose sjelljen antidemokratike.Gjykata Kushtetuese Federale hodhi poshtë një kërkesë për të ndaluar partinë e ekstremit të djathtë NPD në 2003 me arsyetimin se disa nga zyrtarët e partisë të përdorur si dëshmitarë ishin informatorë të agjencisë vendase të inteligjencës.
Një përpjekje e dytë për të nxjerrë jashtë ligjit NPD dështoi gjithashtu në vitin 2017, pasi gjyqtarët federalë arritën në përfundimin se partia nuk kishte potencial për të realizuar aktivitetet e saj antikushtetuese ose antidemokratike.
Sondazhi i fundit tregoi se SPD e Scholzt me 16%, ndërsa partneri i saj i koalicionit, të Gjelbërit ishte 11%. Demokratët e Lirë Liberalë (FDP), të cilët u larguan nga qeveria e koalicionit javën e kaluar, u votuan me 4%, duke mos arritur pragun prej 5% të kërkuar për të hyrë në parlament. /AA