Belgjika ndalon shitjen e cigareve elektronike
Bota
Lexohet për: 1 min.
cigarettt
2 javë më parë
Linku u kopjua

Ndërkohë që në Milano hyn në fuqi ndalimi i pirjes së duhanit në natyrë, në Belgjikë do të hyjë në fuqi ndalimi i shitjes së cigareve elektronike njëpërdorimëshe.

Vendimi u bë i ditur nga ministri i Shëndetësisë Frank Vandenbroucke dhe paraqet një hap të rëndësishëm për BE-në, e cila prej vitesh ka vënë në shënjestër këto pajisje të rrezikshme si për shëndetin ashtu edhe për mjedisin, përcjell ATSH.

Baza e ndalimit të shitjes së cigareve elektronike të disponueshme janë rreziqet e ndryshme që lidhen me përdorimin e tyre. Këto pajisje janë krijuar me synimin për të reduktuar numrin e duhanpirësve, por mund të krijojnë efektin e kundërt.

Siç shpjegoi vetë ministri Vandenbroucke, cigaret elektronike të disponueshme po bëhen, veçanërisht për të rinjtë, një portë ekonomike dhe më e pranuar nga shoqëria drejt varësisë nga nikotina.

Kjo ndodh edhe sepse cigaret elektronike të njëpërdorshme shpesh paraqiten si pajisje të padëmshme, me aroma tërheqëse dhe ambalazhe shumëngjyrëshe që normalizojnë përdorimin e nikotinës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025