Zelensky: Biseda mes Scholz e Putin hap kutinë e Pandorës
Bota
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Biseda midis kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit rus Vladimir Putin "hap kutinë e Pandorës" pasi minon përpjekjet për të izoluar liderin rus.

Ky ishte reagimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky pasi Scholz zhvilloi një bisedë telefonike sot me Putin për herë të parë pas dy vjetësh.

"Tani do të ketë bisedime të tjera, thirrje të tjera. Vetëm shumë fjalë. Dhe kjo është pikërisht ajo që Putin ka kërkuar prej kohësh: është jashtëzakonisht e rëndësishme që ai të dobësojë izolimin e tij", tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes.

Sipas mediave gjermane, Zelensky paralajmëroi më herët kancelarin Scholz se takimi me Putin munda ta ndihmojë këtë të fundit të shpëtojë nga izolimi ndërkombëtar dhe të vazhdojë operacionet ushtarake ndaj Ukrainës.

“Putin nuk do paqe, ai thjesht dëshiron një pushim”, tha Zelensky më herët.

Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës tha se biseda me "diktatorin rus nuk sjell ndonjë vlerë të shtuar për arritjen e paqes së drejtë".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024