Ana Brnabiq reagon ndaj studentëve
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
bernaa
1 orë më parë
Linku u kopjua

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, ka përsëritur sot për televizionin Happy se të gjitha kërkesat e studentëve janë plotësuar dhe se tani e gjithë përgjegjësia bie mbi ata që iniciuan bllokimin e fakulteteve.

“Studentët kanë pasur katër kërkesa, dy prej të cilave janë për ekzekutivin dhe dy për gjyqësorin. Mjetet për arsimin e lartë u rritën me 20 për qind, sipas kërkesës së studentëve. Presidenti i Serbisë ka kërkuar nga Qeveria që ta bëjë këtë dhe ajo tashmë e ka miratuar atë vendim të enjten, pa marrë parasysh se buxheti për vitin 2025 tashmë ka përfunduar”, ka kujtuar Brnabiq.

Brnabiq tha gjithashtu se dokumentacioni në lidhje me rindërtimin e strehës është publikuar, ai është publikuar në llogarinë në Instagram të Partisë Progresive Serbe.

Kur është fjala për kundërshtimet, ku e ka marrë presidenti i Serbisë dokumentacionin që është publikuar kur thuhej se është në prokurori, Brnabiq tha se atë dokumentacion e ka marrë nga Ministria e Ndërtimit.

Prokuroria e bëri punën e saj shpejt dhe urdhëroi ekspertizën, e cila u krye dhe u bënë disa kërkesa, disa persona u ndaluan dhe u ngritën disa aktakuza, tha Bërnabiq dhe theksoi se përgjegjësinë dhe seriozitetin tani duhet ta marrin ata që e filluan bllokadat dhe të kthen në mësim.

Besoj se disa do të kthehen, e disa, për fat të keq, jo dhe tani është një pyetje për rektorët dhe dekanët, por edhe për të gjithë të tjerët, kush nuk do, pse nuk do dhe çfarë do të bëjnë tani fakultetet, tha Brnabiq, transmeton Danas.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024