Zeka: Shkarkimi i përmbaruesit privat Ilir Mulhaxha, vendim politik dhe i kundërligjshëm
Lexohet për: 2 min.
zekaa
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shoqëria e Avokatëve “DeJure Law Firm”, sot ka dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese një kërkesë në emër të përmbaruesit privat, Ilir Mulhaxha, i shkarkuar tashmë nga  Ministria e Drejtësisë, për mos përmbajtje të ligjit gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore.

Përfaqësuesi i Shoqërisë së Avokatëve, avokati Yll Zekaj tha se kërkesa është kundër vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e Mulhaxhës, dhe se ky vendim është më shumë politik se sa ligjor.

Ai tha se i shkarkuari Mulhaxha ka zbatuar një vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Komerciale të Kosovës dhe kjo ka qenë arsyeja e Ministrisë për të shkarkuar të njëjtin.

Avokati Zekaj shtoi se gjatë procesit disiplinorë të përmbaruesit privat Mulhaxha kanë intervenuar nga Ministria e Drejtësisë për mos shkelje të ligjit dhe të njëjtin në fund kanë marrë vendim për të shkarkuar Mulhaxhën.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Përmbaruesi Ilir Mulhaxha është shkarkuar nga Ministria e Drejtësisë me 23 shkurt 2023, për faktin se kishte  zbatuar një vendim të formës së prerë të Gjykatës Komerciale. Ndërsa  në territorin e Gjykatës Themelore në Prishtinë është suspenduar nga ushtrimi i funksionit të përmbaruesit privat deri në një vendim të Komisionit Disiplinor./A. Drenica/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024