Zeka: Raportet e Kosovës me ShBA-në janë përkeqësuar, qeveria të koordinohet për çdo veprim
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Raportet aktuale ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë përkeqësuar pas zhvillimeve të fundit në vend, veçanërisht me rregulloren e BQK-së sa i përket dinarit. Kështu deklaron, Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka i cili thotë se Kosova duhet të ketë parasysh se veprimet e pakoordinuara me aleatët ndikojnë në përkeqësimin ekonomik të vendit.

Në një intervistë për KosovaPress, Zeka duke komentuar marrëdhëniet Kosovë-Amerikë, thotë se deklaratat e zyrtarëve të Departamentit Amerikan të Shtetit do të ndikojnë tek investitorët për të zgjeruar operacionet në Kosovë, për çfarë thotë se është duke u dëmtuar edhe ekonomia e Kosovës.

Zeka thotë se Qeveria jonë nuk duhet të harrojë asnjëherë kontributin e SHBA-së ndaj Kosovës për shtet ndërtim.

Kreu i Odës Amerikane, thotë se nëse investitorët amerikan marrin parasysh deklaratat e zyrtarëve të departamentit amerikan, edhe vendimmarrja e tyre për të zgjeruar operacionet në Kosovë do të zbehet.

Ndonëse po bëhen gati një vit nga vendosja e masave ndëshkuese nga Bashkimi Evropian karshi Kosovës, Zeka konsideron se sanksionet e tilla janë goditja më e madhe në të gjitha përpjekjet për sigurimin e njohjeve të reja. Ndërsa, shton se Qeveria e Kosovës duhet të zbatojë zotimet që ka marrë përsipër edhe me marrëveshjen e Ohrit, por edhe me marrëveshjet tjera.

Mes tjerash, Zeka ka shprehur shqetësim edhe sa i përket mosrealizimit të projekteve kapitale të parapara nga viti 2021 deri më tani. Megjithatë, ai thotë se këtë vit duket se qeveria është pak më e përkushtuar që të qojë ose realizojë deri në fund investimet kapitale të parapara me buxhetin për vitin 2024. Ai shton se nuk dihet nëse kjo lidhet me faktin që në një mënyrë ose tjetër, po hymë në periudhën e fundit parazgjedhjeve të përgjithshme të cilat pritet të mbahen qoftë në afatin e rregullt./E. Krasniqi

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024