Zbulohet një varr i lashtë në Parkun Amantia
Lexohet për: 1 min.
t32t3
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Një ekip arkeologësh dhe restauratorësh të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Vlorë kanë zbuluar një tjetër varr monumental në hyrje të territorit të Parkut Arkeologjik të Amantias, buzë rrugës që lidh fshatrat Ploçë dhe Amonicë të Bashkisë së Selenicës.

Specialistët konfirmojnë se kanë gati një projekt për restaurimin e tij.

Varri i zbuluar daton mes shekullit I dhe II pas Krishtit. Brenda hapësirës së varrit monumental me blloqe guri, është ndërtuar një varr me muraturë tulle.

Nga elementet e tjerë të zbuluar, tërheq vëmendjen suvatimi i hapësirës së brendshme të dhomës së varrimit.

Objektet e zbuluara janë kryesisht enë qeramike të fragmentuara, pak enë të plota, enë qelqi të fragmentuara, si dhe objekte metalike, ku një pjesë e madhe përbëhet nga gozhdët.

Qyteti ilir i Amantias u themelua në fund të shekullit V para Krishtit. Parku shërben si një dëshmi e pasur e historisë, ndërsa këto gërmime arkeologjike të kryera forcojnë të dhënat historike për ekzistencën e Amantias. /tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024