Zbulohet misteri i “kasolles” në Hënë
Lexohet për: 1 min.
f2f2
3 vite më parë
Linku u kopjua

Misteri i vërtetë nga hapësira erdhi në tokë në fillim të dhjetorit, kur roveri kinez Yutu-2 filmoi një objekt në Hënë, i cili i ngjante një kasolle. Megjithatë, misteri tani është zgjidhur përfundimisht.

Roveri kinez u ul në sipërfaqen e Hënës në fillim të vitit 2019, si pjesë e misionit historik Chang'e 4.

Që atëherë, ai ka dërguar të dhëna interesante në Tokë dhe e fundit ka të bëjë me formën e pazakontë që ai zbuloi në satelitin e Tokës.

Për shkak se dukej se ishte një objekt në formë kubi, disa e quajtën atë "Kubi i Hënës".

Megjithatë, kinezët e zgjidhën shpejt misterin. Yutu-2 u drejtua drejt "kubit" për të eksploruar një detaj që merr vetëm disa pikselë në pamje. Kjo do të thoshte se ishte e mundur që të ishte një iluzion optik, ose një njollë.

Megjithatë, pikselët mashtruan - kur roveri u afrua, ai filmoi - një gur.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025