Hulumtimet e reja mbi mbetjet misterioze të babuinëve të mumifikuar të gjetura më shumë se njëqind vjet më parë në Egjipt, kanë zbuluar pozicionin "e shenjtë" të primatit në Gadishullin e lashtë Arabik.
Në vitin 1905, arkeologët gjetën mumie të pazakonta babuinësh në Luginën e Majmunëve, një vend arkeologjik në bregun perëndimor të Nilit, i njohur për përshkrimet e babuinëve në muret e varreve.
Për më shumë se 100 vjet, ekspertët kanë pyetur veten se si arritën atje, nga u sollën dhe për çfarë arsye. Prandaj, shkencëtarët testuan dhjetë mostra të ndryshme dhe arritën të nxjerrin ADN-në nga njëra prej tyre.
Biologia Gisela Kopp nga Universiteti i Konstanzit në Gjermani zbuloi origjinën e babuinëve të vdekur prej kohësh duke përdorur një metodë të re të analizës gjenetike të ADN-së.
Megjithatë, ky babuin u mumifikuar shumë përpara se qyteti antik i Adulis të lulëzonte në një qendër tregtare dhe port të rëndësishëm, ku shpesh tregtoheshin kafshë të tilla si babuinë dhe leopardë. Tekstet e lashta të së njëjtës periudhë tregojnë se ai ndoshta ka ardhur nga qyteti i Puntas.
"Mostra që ne studiuam korrespondon nga ana kronologjike me vendndodhjen e Puntas, por gjeografikisht korrespondon me Adulis. Andaj, supozojmë se Punta dhe Adulis janë dy emra të ndryshëm për të njëjtin vend që janë përdorur në periudha të ndryshme kohore," shkroi Kopp.
Kopp tha për Business Insider se ende nuk është plotësisht e qartë se si popujt e lashtë transportonin babuinët në Egjipt, aq larg habitatit të tyre natyror.
Disa janë dëmtues, dhe disa janë mishërime hyjnish
Antropologu Nathaniel Dominy nga Universiteti i Kolegjit Dartmouth në SHBA thotë se gjatë së njëjtës periudhë, babuinët nuk u treguan shumë në artin afrikan, sepse konsideroheshin si dëmtues.
"Në Afrikë, ju do të shihni shumë elefantë dhe gjirafa dhe të gjitha llojet e figurave që përfaqësojnë kafshët, por shumë rrallë babuinë. Ata nuk ishin shumë të dashur për ta. Babuinët ua vodhën të korrat dhe ushqimin, përhapën sëmundje," tha Dominy.
"Mbaj mend që në vizitën time të parë në Egjipt u mahnita nga numri i babuinëve të paraqitur në muret e tempujve ose në varret e fisnikëve. Kishte statuja të mëdha babuinësh në tempuj të ndryshëm. Egjiptianët e lashtë madje i mumifikuan", shtoi ai.
Dhomat e fshehura të gjetura në piramidën e rrënuar, shikoni si duken - KosovaPress
"Babuinët mund të jenë kthyer drejt diellit që po lind dhe të kenë votuar, dhe egjiptianët më pas e lidhën sjelljen e tyre me besimet e tyre fetare," tha ai.
"Këto kafshë mund të përfaqësojnë perëndinë e Hënës dhe perëndinë e mençurisë, por edhe përkushtimin ndaj zotit të Diellit. Kjo është arsyeja pse babuinët mund të kenë qenë kaq të rëndësishëm, sepse ata lidhnin Diellin dhe Hënën; dy trupat më të rëndësishëm qiellorë për egjiptianët”, beson Dominy.
Ja si dukej një burrë egjiptian pothuajse 35,000 vjet më parë - KosovaPress