Zbulohet klubi i Premier Ligës që Pioli e refuzoi
Lexohet për: 2 min.
13-Zbulophet
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-trajneri i Milanit, Stefano Pioli e konfirmoi se ai po mësonte gjuhën angleze me synimin për të shkuar në Premier Ligë, por thuhet se refuzoi Nottingham Forest këtë verë.

Pioli e pa kontratën e tij të ndërprerë me pëlqim të ndërsjellë pas pothuajse pesë vjetësh me Milanin, në të cilat ai fitoi titullin e Serie A dhe arriti në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, raporton KosovaPress.

Epoka e tij në “San Siro” kishte përfunduar dhe Pioli rrëfeu për gazetarët se po merrte mësime të gjuhës angleze, teksa ishte i intriguar nga ideja e hapit të ardhshëm në karrierën e tij në Premier Ligë.

Sipas gazetarit të “DAZN”, Orazio Accomando dhe “MilanNews.it”, ai mori një propozim këtë verë nga Anglia, por nuk ishte ai që e emocionoi veçanërisht.

Klubi në fjalë besohej të ishte Nottingham Forest, por Pioli do të preferonte të priste një ofertë më të mirë. Nottingham mezi mbijetoi në Premier Ligë këtë sezon, duke përfunduar në vendin e 17-të me 32 pikë.

Skuadra angleze fitoi nëntë ndeshje, barazoi nëntë dhe humbi 20 sosh.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024