Një studim i ri mbi origjinën e Covid ka ofruar prova të mëtejshme në mbështetje të teorisë se virusi u transmetua për herë të parë te njerëzit nga kafshët e infektuara në një treg në Kinë në fund të vitit 2019.
Edhe pothuajse pesë vjet pas shfaqjes së parë të Covid, komuniteti ndërkombëtar nuk e ka përcaktuar ende me siguri se ku është shfaqur saktësisht virusi.
Njëra është se virusi rrjedh nga një laborator në qytetin kinez që po studionte viruset e lidhura, ndërsa tjetra është se njerëzit u infektuan nga një kafshë e egër e infektuar që shitej në një treg lokal.
Komuniteti shkencor favorizon teorinë e dytë, por polemikat vazhdojnë.Mostrat u mblodhën në janar 2020 pas mbylljes së tregut dhe nuk u morën drejtpërdrejt nga kafshët apo njerëzit, por nga sipërfaqet e stallave ku shitet kafshët e egra, si dhe nga kanalizimet.
Nga këto lloj të dhënash, të ndara nga autoritetet kineze, "nuk mund të themi me siguri nëse kafshët në treg ishin të infektuara apo jo", tha një nga autoret e studimit, Florence Debarre.
Rakunët mund të infektohen me viruse të ngjashëm me njerëzit, andaj dyshohet se kanë shërbyer si "bujtës të ndërmjetëm” midis njerëzve dhe lakuriqëve të natës, nga të cilët dyshohet se ka origjinën SARS-CoV-2.
Pjesë të shumta të një lloji rezultuan pozitive për virusin që shkakton Covid, duke përfshirë "një karrocë kafshësh, një kafaz, një karrocë plehrash dhe një makinë për heqjen e qimeve/pendëve. Në këto mostra, kishte më shumë ADN nga speciet e gjitarëve të egër sesa ADN njerëzore”, thuhet në studim.
ADN-ja e gjitarëve u gjet në mostrat me COVID-pozitiv duke përfshirë ADN-në nga rakunët, minjtë dhe ketrat.
Hulumtimi gjithashtu konfirmon se lloji "paraardhës më i fundit i përbashkët" i virusit Covid i gjetur në mostrat e tregut ishte "gjenetikisht identik" me llojin origjinal të pandemisë.
"Kjo do të thotë se varieteti i hershëm i virusit është gjetur tashmë në treg, gjë që pritet nëse ky është vendi ku u shfaq virusi," shpjegon Debarre.
Hulumtimi ishte i rëndësishëm sepse "pak ose asgjë nuk është bërë për të kufizuar tregtinë e kafshëve të egra ose humbjen e biodiversitetit ose ndryshimin e përdorimit të tokës, të cilat janë nxitësit e vërtetë të mundshëm të pandemive të së kaluarës dhe të së ardhmes, tha Wood.
“Këto aspekte nuk janë gjithashtu të përfshira në draft-marrëveshjen për pandeminë” që vendet janë duke negociuar aktualisht, shtoi ai.