Zbardhja e fatit të të zhdukurve, Hoti: Projektligji afër finalizimit
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti ka thënë se Ligji për Personat e Zhdukur është afër finalizimit, por nuk kanë arritur dakordim për të involvuar kërkesat e familjarëve të personave të zhdukur.
Hoti para anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, theksoi se qëllimi i tyre është zbardhja e fatit të personave të zhdukur dhe termi i vendosur për këta persona në deklaratën për personat e zhdukur, qëllim ka trajtimin e dinjitetshëm.
Ai tha se ka arsye të mjaftueshme që të mos i besojë Serbisë. Sipas tij, në sekonda të fundit në takimin e Ohrit kanë arritur ta fusin në aneks marrëveshje, çështjen e personave të zhdukur.
"Ne kemi arritur që BE-në ta kemi direkte për çështjen e personave të zhdukur. Në Komisionin e përbashkët, ajo dot ë jetë bashkë me ne në këtë proces. Parashihet që brenda 60 ditëve të miratimit të deklaratës, do të formohet komisioni i përbashkët dhe implementimi i deklaratës", ka thënë Hoti.
Kryetari i Komisionit Qeveritar ka shtuar se kanë arritur të harmonizojnë të dhënat përgjatë viteve.
Deputetja nga PDK-ja, Ariana Musliu Shoshi ka thënë se në Komision do të duhej të raportonte zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, i cili sipas saj, ka bërë pazare.
Hoti ka folur edhe për ndryshimin e statusit, për çka edhe Musliu-Shoshi e ka përmendur.