Rrëmbimi, dhunimi dhe më pas djegia e 60-vjeçarit Menduh Shaban Kurt-Deda e ndodhur në maj të 2017 është zbardhur nga policia e Tiranës. Si autor të kësaj ngjarje të rëndë janë arrestuar dy persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Sipas policisë ngjarja e rëndë në “Kodër Shupal” në Tiranë ka ndodhur për shkak të një borxhi që u kishte 60-vjeçari. Viktima u gjet pjesërisht i djegur dhe pjesërisht i dekompozuar dhe pas 5 vitesh u bë e mundur edhe zbardhja e autorëve të këtij krimi të rëndë.
3 autorët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë kontaktuar në zonën e Xhamllikut, shtetasin Menduh Kurt–Deda, i cili fshihej prej kohësh, si pasojë e një borxhi të pashlyer, e kanë marrë me forcë atë, në automjet, dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij. Më pas, shtetasit B. K. dhe G. N., e kanë transportuar shtetasin Menduh Kurt–Deda, në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.